Organizata MFRR (Media Freedom Rapid Response) ka reaguar ashpër ndaj sulmit dhe bllokadës ndaj Focus Media Group, ku përfshihet edhe televizioni News24, duke e cilësuar situatën si një cenim serioz të lirisë së medias në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre, MFFR thekson se çdo ditë ndërprerjeje e aktivitetit të grupit është një “sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias” dhe kërkojnë kthimin e menjëhershëm të pajisjeve të sekuestruara, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit të Tiranës.

Sdsadasd
Sdsadasd

“Mbrojtja e burimeve të gazetarëve duhet të respektohet pa kompromis”, thuhet në reagim.

“MFRR kërkon ndërprerjen e bllokadës së ndërtesës së Focus Media Group dhe kthimin e menjëhershëm të pajisjeve, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Çdo ditë ndërprerjeje është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Ne kërkojmë respekt për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve”, thuhet në reagimin e MFFR.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb