TIRANE
Pjesëmarrja në “Big Brother VIP” e ka kthyer Luiz Ejllin në kryefjalën e këtyre ditëve. Dhe përveç mbështetjes së madhe nga ndjekësit e formatit, ai ka pasur shumë suport edhe nga figura të ndryshme publike.

Përmendim mes tyre Zaimina Vasjari, Klea Huta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati,Juliana Pasha, Samanta Karavella, Arilena Ara Meridian Ramçaj, etj. Së fundmi edhe të Ermal Fejzullahut.

Në një status në mediat sociale, Ermali ka zbuluar se e njeh Luizin prej gati dy dekadash dhe flet me superlativa për të. Ai e cilëson atë si artist, pozitiv dhe të qeshur.

“Luiz djali të njoh gati 2 dekata. Gjithmonë i njëjtë, i buzëqeshur, pozitiv, djalë artist. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Paç shëndetin, për të tjerat as mos e vrit mendjen,”-shkruan këngëtari krahas një fotoje të Luizit në Instastory.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: