Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar protestuesit.

Korreshi ngriti pyetjen ndaj kreut të qeverisë, se kush i kthen miliardat që ka vjedhur Balluku me taborë.

Më tej, Korreshi nënvizoi se me paratë që ka vjedhur kjo qeveri, do ishin plotësuar kushtet e studentëve dhe Shqipëria do ishte shumë më e mirë.

Saimir Korreshi: Në Europë shkohet duke ua marrë lekët që kanë vjedhur këta.

Kryeministri u tha adoleshentëve se prindërit e tyre do të paguajnë për pllakat e trotuarit. Po Ballukut me taborë do ia marrë miliarda euro që i kanë bërë dëm shtetit? Kush i paguan? KLSH thotë se miliarda euro janë vjedhur. Kjo qeveri të kthejë paratë që janë grabitur.

Studentët qëndronin 50 vite në konvikt me paratë që janë vjedhur nga kjo qeveri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb