Ndonëse Elbasan Arena nuk është i tejmbushur si në ndeshjet e tjera të Kombëtares, tifozët e flaktë janë aty dhe e kanë ndezur atmosferën. Me flamuj e veshje kuqezi ata i kanë dhënë zemër ekipit të tyre që sot përballet me Izraelin për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pak minuta para ndeshjes FSHF uli edhe çmimin e biletave duke e përgjysmuar për të tërhequr tifozët në stadium. Nuk ka munguar në tribunën e nderit si tifoz i Kombëtares edhe ish-trajneri Gianni de Biasi. Po kështu edhe deputetja Evis Kushi është parë duke bërë tifo për Shqipërinë.

Evis Kushi Stadium Elbasan
Evis Kushi Stadium Elbasan

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb