Të paktën 12 të burgosur u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një trazirë të dhunshme që ndodhi herët në mëngjes të dielën në një burg në jug të Ekuadorit, sipas një raporti paraprak nga autoritetet e burgut.

Trazirat u zhvilluan në qytetin e Cuencas në një objekt të njohur si burgu Turi, një nga komplekset më të mëdha korrektuese në vend.

Në përgjigje të trazirave, qeveria dërgoi më shumë se 800 anëtarë të Policisë Kombëtare dhe Forcave të Armatosura për të rivendosur rendin.

Ministri i Brendshëm Patricio Carrillo tha në një konferencë për shtyp se deri më tani, “12 viktima janë identifikuar”.

“Motivimi (i trazirave) është sepse ekziston një organizatë që dëshiron të ketë pushtetin absolut në qendër dhe ka disa celula që janë rebeluar kundër tyre,” tha Carrillo.

Autoritetet treguan se gjatë trazirave u evakuuan 90 të burgosur, duke përfshirë 10 të plagosur.

Fatkeqësisht, burgjet janë kthyer prej kohësh në një kërcënim të përhershëm, por sot vullneti ekziston dhe ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme”, tha Carrillo, duke shtuar se po merren masa për të parandaluar trazirat e mundshme në burgjet e tjera të vendit.

Dhuna është bërë më e përhapur në burgjet e Ekuadorit vitet e fundit për shkak të përleshjeve midis bandave rivale që luftojnë për kontroll, me trazirat më vdekjeprurëse që ndodhi në shtator 2021 kur 116 të burgosur u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën.

167195 168

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb