Bombardimet ruse të qytetit të Zaporizhias dhe rrethinave të tij në Ukrainën juglindore të mërkurën lanë më shumë se 30 të plagosur, sipas një raporti të ri të publikuar nga autoritetet lokale.
Kreu i komandës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov, tha në një postim në platformën Telegram se 32 persona u plagosën në Zaporizhia dhe rrethinat e saj.
In Zaporizhzhia, the Russian army attacked a residential building. Apartments are on fire, and civilians are trapped under the rubble.
All peace initiatives find one answer from Putin: mass murder of Ukrainian civilians. pic.twitter.com/IXtaoNxx6E
— Денис Казанський (@den_kazansky) December 17, 2025
Më herët gjatë pasdites, shërbimet e emergjencës ukrainase raportuan 30 të plagosur, përfshirë pesë fëmijë, për shkak të bombardimeve ruse në qytetin e Zaporizhias, ku u goditën, ndër të tjera, “një pallat apartamentesh, një shtëpi dhe një institucion arsimor”.
Imazhet nga zona e prekur, të marra nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), tregojnë zjarrfikësit që luftojnë me flakët në një ndërtesë tetëkatëshe.
Sipas Fedorov, dy persona u plagosën gjithashtu kur makina e tyre u godit nga një dron rus në komunën Kusukhum, në jug të Zaporizhias.
Qyteti i Zaporizhias, i cili kishte një popullsi prej rreth 710,000 banorësh para se të fillonte pushtimi rus në shkurt 2022, bombardohet shpesh nga forcat ruse që përparojnë, me vijën e frontit të konfliktit tani më pak se 30 kilometra larg.
