Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në juglindje të Australisë.

Helikopteri u rrëzua në malin Dippointment, i cili ndodhet 60 kilometra në veri të Melburnit, kryeqyteti i shtetit Victoria.

Sipas policisë së Viktorias, helikopteri i huazuar besohet të jetë nisur nga aeroporti Moorabbin përpara se të merrte pasagjerët në Batman Park në mëngjes përpara se të përplasej në veri të Victorias.

“Helikopteri i policisë gjeti rrënojat në afërsi të lokacionit Blair’s Hut. Fatkeqësisht, piloti dhe katër pasagjerët kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar dhe do të hetohet nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit, thuhet më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb