Forcat ruse kanë goditur një tre me pasagjerë në rajonin e Kharkivit. Pas sulmeve treni është përfshirë menjëherë nga flakët. Sipas BBC e cila citon presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në vagon ndodhej edhe një grua me një foshnje.
Zelensky ka dënuar ashpër këtë sulm duke theksuar se asgjë nuk e justifikon shënjestrimin e civilëve.
Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa në trenin që operonte në itinerarin Barvinkove-Lviv-Chop, ndodheshin rreth 200 persona.
Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin, megjithatë sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit të Ukrainës janë intensifikuar kohët e fundit.
