Të paktën 88 persona kanë vdekur dhe rreth 34,000 të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i muajit për shkak të përmbytjeve në Kenia, tha ministria e brendshme e vendit afrikan.

Sezoni i shirave të këtij viti filloi disa javë më herët dhe ishte jashtëzakonisht intensiv. Rrugët në kryeqytetin Nairobi dhe disa zona në pjesën perëndimore të vendit u shndërruan në lumenj, duke habitur shoferët dhe këmbësorët.

Shumë vdekje iu atribuuan mbytjes, disa prej tyre goditjes nga elektriciteti për shkak të rrëzimit të linjave të energjisë.

Lumi Nyando doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të gjera në periferi të Kisumu, qytetit të pestë më të madh të Kenias, në brigjet e Liqenit Viktoria.

Nga frika e shembjes së digës, autoritetet e Nairobit u bënë thirrje banorëve në zonat në rrezik të largohen nga shtëpitë e tyre. Në perëndim, shkollat ​​u evakuuan për arsye sigurie, tha Kryqi i Kuq.

Ndryshimi i klimës ka përkeqësuar ngjarjet ekstreme të motit në vendin e Afrikës Lindore. Ndërsa shirat e rrëmbyeshëm po godasin Nairobin dhe Kenian perëndimore, veriu është përfshirë nga muaj të tërë thatësire.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb