Te Partizani duket se iu kanë bërë “bllok” pushimeve, në këto ditë festive, teksa ditën e sotme “demat e kuq” kanë zyrtarizuar miqësoren ndaj Laçit.
Ky takim është planifikuar të zhvillohet në datën 30 dhjetor, në orën 12:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq nëpërmjet faqes zyrtare.
Me shumë gjasa, në këtë test miqësor, trajneri Kërnaja, do të provojë edhe ndonjë element të ri, i cili synon të bëhet pjesë e Partizanit në vitin e ri kalendarik.
