TIRANE

Kurdo dhe kudo që të pëlqeni të shijoni midhje të papërpunuar ose “krudo” sic i themi ndryshe dhe disa butak të tjerë të papërpunuar, mund të ju vënë në rrezik për infeksione.

Midhjet ushqehen duke tërhequr vazhdimisht ujë dhe materiale në ujë, duke përfshirë bakteret dhe viruset e dëmshme. Këto baktere dhe viruse mund të përqendrohen në trupin e tyre dhe të infektojnë njerëzit që i hanë të papërpunuara ose të pa gatuara.

Një nga infeksionet që njerëzit marrin nga ngrënia e midhjeve të papërpunuara shkaktohet nga disa lloje të Vibrio, baktere që gjenden natyrshëm në ujërat bregdetare ku rriten midhjet. Ky infeksion quhet vibrioisis.

I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela shefi Mirsad Tagani tregoi se cilat janë gabimet që bëhen në konsumimin e krudove nga njerëzit dhe nga restorantet që i ofrojnë.

“Ka disa lloje peshqish që kanë një parazit i cili duhet të kaloj patjetër një procedure ngrirje minimalisht 30 orë në – 20 gradë, ndaj abaditori është kaq i rëndësishëm si pajisje edhe më vjen keq që shumë restorante nuk e kanë ose nuk e përdorin”- tha Tagani për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: