Konfiskohen 3 pasuri në Ishull Shëngjin, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
✅Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.
Konfiskohen 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m².
Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin.
