Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj kërkesave nga depuhytetët e opozitës që të vlerësohet dhe përshëndetet nga Parlamenti shqiptar arritja e një marrëveshjeje paqeje mes Hamasit dhe Izraelit.

Balla u shpreh se nuk duhet të bëhemi qesharakë, duke qenë se marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

“Na i kurseni shfaqet butakorike mes garës së kush është më pro amerikani apo kandidati për ministër të jashtëm mes jush.
Njeriu që ka meritën kryesore në këtë çështje, Trump, ende nuk ka udhëtuar në Lindjen e Mesme. Mos ia marrim meritën, sepse siç tha PD, kreu i grupit, ne duhet të jemi parlamenti i parë në botë që vetëm Trump pritet ta firmosë javën e ardhshme.
Është një marrëveshje që ende nuk është ratifikuar. Ky ndonjë ditë do të na shpallë luftë me marsin. Sapo mbaruam Konferencën e Kryetarëve, jemi anëtarë të NATO-s, të kursejmë vetes diskutime ku dukemi qesharake. Mbështesim përpjekjet e Trump”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb