Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka deklaruar sot se propozimi francez i cili ka shkaktuar prej disa ditësh protesta të dhunshme në Shkup, duhet të pranohet.
Ai është shprehur se nëse ka vërejtje në lidhje me propozimin, ato mund të diskutohen në periudhën në vijim.

Në lidhje me protestat, kreu i shtetit maqedonas tha se Rusia është duke përdorur protestat dhe se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut sipas tij është duke u përkeqësuar.

“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni! Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intesifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018”, tha Pendarovski./ INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb