Klevis Balliu, një nga drejtuesit politik të PD në Qarkun e Tiranës dhe kandidat në zgjedhjet e 11 Majit, ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 16 në kryeqytet. Ai ka falenderuar ata që votuan për opozitën e bashkuar, teksa i quan qëndrestarë.
Sipas Balliut, 11 maji ishte farsë elektorale dhe zgjedhjet nuk do të njihen. Sipas tij, të pranosh farsën elektorale si zgjedhje do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e atyre që votuan për koalicionin opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të degës 16, i falënderoj nga zemra për punën e tyre heroike. Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje, do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot” – thotë Klevis Balliu.
(BalkanWeb)
