Partia Demokratike do të kërkojë të premten që mbledhja e Këshillit të Mandateve të bëhet me dyer të hapura.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha se ka informacion që mbledhja është caktuar me dyer të mbyllura por kjo do të kundërshtohet.
“Mbledhja e Këshillit të Mandateve po kërkohet të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që opozita do të kërkojë të bëhet me dyer të hapura, sic është trajtuar rasti i Berishës. Do të kërkojmë të na vihen në dispozicion materialet e SPAK sepse disponojnë dhe certifikatë sigurie”, tha Këlliçi.
I pyetur nëse do të ketë seancë të jashtëzakonshme për Ballukun, Këlliçi tha se pavarësisht vendimarrjes do të duhet të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë për imunitetin e Ballukut, por masat e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD, është një truk i përdorur nga PS me qëllim që ta kalojnë lehtë këtë çështje.
Belind Këlliçi:, Mbledhja e Këshillit të Mandateve po kërkohet të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që opozita do të kërkojë të bëhet me dyer të hapura, sic është trajtuar rasti i Berishës. Do të kërkojmë të na vihen në dispozicion materialet e SPAK sepse disponojnë dhe certifikatë sigurie.
Sido të jetë vendimarrja, do të duhet të diskutohet në KuvendShikoni trukun e PS, ka përjashtuar 29 deputetë të opozitës.
Po të shihni përgjimet, Rama është I lidhur pashmangshmërisht me Ballukun. Ai do të bëjë gjithcka për ta mbrojtur.
