Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, se ditën e premte që do të diskutohet heqja e mandatit për zv/kryeministren Belinda Balluku, opozita duhet të protestojë para Kuvendit pasi rrezikohet të ketë goditje ndaj drejtësisë.
Lubonja tha se pyetja që ngrihet është kjo, çfarë po ndodh mes drejtësisë dhe pushtetit ekzekutiv me në krye Ramën dhe bandën e tij, “sepse po na jepet një perceptim se po bëhet një goditje ndaj kësaj bande në pushtet”, u shpreh Lubonja.
“Por si morën këta guximin për të goditur kaq fortë, kjo është analiza që duhet bërë dhe që dua unë të di. Këtu s’ka llogaridhënie, por ndeshje mes pushtetit ekzekutiv, kryeministrit e të tjerëve rreth e rrotull, për t’u mbrojtur nga ky sulm që po i bën drejtësia”, tha ai.
Analisti ngriti dyshime të forta se qeverisja nuk do që të japë llogari dhe dyshon se do të kundërgodasin drejtësinë. Për Lubonjën, vendi ndodhet në një betejë me rëndësi se kush do fitojë, SPAK apo Rama dhe banda e tij.
“Ata nuk duan të japin llogari, por shikojnë qëndrimin se kush do e fitojë betejën. Do rudhet SPAK e do fitojnë ata, apo do triumfojë SPAK e do i çojë para Gjykatave. A jemi në momentin kur do jepet llogari apo ata do kundërgodasin, kjo mbetet për t’u parë”, tha Lubonja.
