Plas te Reali i Madridit pak ditë para sfidës-titull me Barcelonën në “El Clasicon” e famshme. Toni Kros, që u la jashtë ndeshjes së parë mes Real Madridi dhe Mançester Sitin, që “mbretërorët” e humbën në shtëpi 1-0, ka qenë duke biseduar në fund të takimit me trajnerin e “qytetarëve”, Pep Guardiolën.
Të dy kanë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin pasi kanë punuar një vit bashkë te Bajerni i Mynihut. Ky takim ka bërë që mediat spanjolle të aludojnë një transferim të mundshëm të gjermanit te Mançester Siti, ndonëse ai është i lidhur me Realin deri në vitin 2023.
(Balkanweb)
