Real Madrid do të përballet me Getafen të shtunën në orën 21.00. Në prag të ndeshjes së La Liga, ka dalë përpara mediave trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti. Numri një i pankinës madrilene preferon t’i marrë takimet me radhë, duke mos menduar për sfidën me Manchester Cityn, por për takimin e nesërm.
“Ndeshja e së martës nuk është tema që ne kemi në mendje sot, por ishte një lojë që kishte shumë aspekte. Me një sy në anën mbrojtëse dhe sulmuese, ne ishim mirë. Fokusi është ndeshja e nesërme. Unë dua të ruaj lojtarët që janë të lodhur, por ata që janë mirë do të dalin në fushë . Skuadra e nesërme do të jetë shumë konkurruese. Nuk mund të jap njëmbëdhjetë tani sepse nuk dua t’i jap përparësi mikut tim José Bordalás.
Courtois do të luajë nesër… dhe Vini gjithashtu, nuk e di nëse nga fillimi, por ai do të luajë nesër. Sigurisht që duhet të marr parasysh gjithçka, lojtarët që nuk luajnë dhe nuk marrin rreziqet. Ndeshja e nesërme kërkon shumë nga ne kundër një skuadre që po lufton për të mos rënë nga kategoria. Ne kemi nevojë për freski dhe energji”, tha Ancelotti.
(BalkanWeb)
