Vinicius Junior prej më shumë se 1 viti është zyrtarisht lojtar i Real Madrid-it, por klubi ‘galaktik’ e ka lejuar 17-vjeçarin që gjatë kësaj kohe të marrë eksperiencë në Brazil.
Në korrik ai do të mbushë 18-vjeç dhe do të kalojë përfundmisht në kryeqytetin spanjoll, por në një intervistë të dhënë për “The Guardian” ai shpreson të mos shkojë vetëm.
“Nëse Zoti do, unë dhe Neymar do të luajmë bashkë në Madrid. Dua që ai të transferohet në Madrid, sepse do të ishte një ëndërr për mua të luaja në krah të tij.
Është idhulli im dhe do të isha shumë i lumtur, nëse do të kisha një mundësi të luaja me të”, ka thënë braziliani i ri, i cili e di mirë se nuk e ka të sigurt vendin te madrilenët.
“Për momentin nuk jam askush dhe nuk kam bërë asgjë akoma.”
Për shërbimet e futbollistit të talentuar kujtojmë se Real Madrid ka paguar 40 mln euro.
(BalkanWeb)
