Armando Broja u dëmtua në ndeshjen ndaj Anglisë, duke shqetësuar të gjithë. Së fundmi për sulmuesin e kombëtares, vijnë të reja, mjaft të rëndësishme. Broja është rikthyer në Angli te Burnley, aty ku do të vijojë fazën e rikuperimit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 24-vjeçari ka kryer një kontroll mjekësor dhe në ditët e ardhshme pritet të bëjë ekzaminime më të detajuara rreth dëmtimit. Broja në 5 ndeshje me Burnley dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb