Pak para ndeshjes mes Andorrës dhe Shqipërisë, zëvendës trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, bëri analizën e tij.
“Sot luajmë kundër një skuadre që mbrohet shumë mirë dhe mbyll hapësirat. Hoxha është një anësor i mirëfilltë, qëndron në linjë, gjithmonë duke pritur për topin, të shkojë 1 kundër 1. Është në formë të mirë, edhe në klubin e tij. Kemi shumë besim tek ai, për këtë e kemi zgjedhur sot për ndeshjen.
Medon Berisha? Ne duhet të respektojmë Andorrën dhe veten. Asllani dhe Shehu kanë luajtur për shumicën e ndeshjeve, kanë bërë shumë mirë të dy. Jemi shumë të lumtur si Medon Berisha po luan me Leçen së fundmi. Po shkëlqen. Jemi shumë të lumtur që e kemi, sot kemi lojtarë në pankinë që mund të kenë impakt në lojë nëse na duhen për pjesën e dytë. Ne i llogarisim të gjithë lojtarët në pankinë”,
