Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë më 24 janar, duke i ftuar të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për, sipas tij, rikthimin e shpresës për të ardhmen.

Në një mesazh drejtuar shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Berisha deklaroi se protesta synon të ngrejë një zë të bashkuar kundër asaj që e cilësoi si një qeveri kriminale dhe kundër keqqeverisjes, duke theksuar se vetëm përmes bashkimit qytetar mund të përballet “e keqja” dhe të rikthehet besimi tek e ardhmja.

Sali Berisha: Me datën 24 në një përpjekjen më të fuqishme të ngremë zërin tonë, të bashkuar që të dëgjohet në çdo votër shqiptare, në të katër anët e botës. Vërtetë kemi organizatë kriminale si qeveri dhe kemi një kryeministër që ka vjedhur e shpërdorur miliarda, duhet të bashkohemi kundër së keqes që të rikthejmë shpresën në të ardhmen.

Ftoj çdo shqiptar në rrugët e sheshet e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb