Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike.
Ai theksoi se të rinjtë që kanë folur në foltoren e organizuar nga Ervin Salianji ishin ekselentë në retorikën e tyre, por shtoi se këto figura nuk lejohen të afirmohen në PD.
Sipas tij në PD ekziston ende “beteja me fantazmat”, ndërsa kritikoi mungesën e meritokracisë në parti.
“Merre shiko foltoren e Salianjit në Durrës, të rinjtë që flisnin atje ishin ekselentë. Del drekë e darkë Flamur Noka. Kush i lë ata të flasin? Nuk i lë njeri të afirmohen këtë njeri. Doli Saliajni dhe e anatemuan. Ekziston akoma beteja me fantazmat në PD. Nuk i lë njeri të promovohen. Paguajnë deputetët për t’u bërë deputetë. Nuk ekziston meritokracia në PD, ka pazarokraci”, tha ai.
