Qindra në rinj në Rusi dolën në rrugët e Shën Peterburgut me datën 13 tetor, ku me zemërim të madh kërkonin largimin e Vladimir Putin-it nga pushteti.
Protestuesit së bashku me muzikantë të rrugës, kënduan këngë të ndaluara me përmbajtje anti-luftë, sfiduan hapur regjimin.

Ata interpretonin këngën “Co-operative Sëan Lake” të reperit Ivan Alekseev, një artist kritik ndaj pushtimit të Ukrainës, i cili është arratisur në Lituani dhe është shpallur “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.

Sloganet dhe vargjet e këngës ishin të drejtpërdrejta dhe tallëse ndaj Putin-it.

“Kur të vdesë cari, do të kërcejmë sërish”, “Plaku është ende i ngjitur pas fronit të tij, si të ishte ende viti 1985”.

Kënga e Alekseev-it është kthyer në një himn të heshtur të rezistencës për një pjesë të rinisë ruse, që refuzon propagandën dhe luftën në Ukrainë.

Titulli i saj luan me fjalën “Liqeni i Mjellmave”, që historikisht është përdorur nga televizioni shtetëror për të mbuluar ndryshimet e papritura politike në kohën e Bashkimit Sovjetik, por aludon edhe për “Liqenin Kooperativ”, një vendpushim i preferuar i elitës së Putinit.

Kjo protestë, e shoqëruar me këndim, vallëzim dhe mesazhe të forta politike, është një nga shenjat më të dukshme të pakënaqësisë në rritje mes të rinjve në Rusi, një brez që ka pakënaqësi ndaj udhëheqjes së Kremlinit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb