Përfaqësuesja e PL, Anisa Ibraj, në fjalën e saj përgjatë protestës se dytë të thirrur nga PD, pas aferave korruptive zv.kryeministres Belinda Ballukut, theksoi se të rinjtë janë larguar pasi sipas saj ju vodhën ëndrrat.

Ajo shton se korrupsioni ka vrarë edhe ëndrrën e prindërve të cilët sipas saj kanë emigruar për tu siguruar fëmijëve një shans të vogël për të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Mesa duket tuneli i Llogarasë nuk paska pasur dritë në fund të tij, por hekura për ‘Belen e pushtetin e kapur’ që prej 12 vitesh po na shet zhvillim ndërsa realiteti eshte thjesht vjedhje.
Zv.kryeministrja e Shqipërisë është pezulluar nga detyra e saj, nga SPAK për korrupsion, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të kalbur. Ndërkohë që numri dy i qeverisë mblidhte miliona, shqiptarët jetojne në varfëri të thellë.

Ndërkohë që ajo nuk ngopej me para, prindërit tanë ikën të lodhur, të zhgënjyer, duke kaluar kufijtë për të na siguruar ne një shans të vogël për të ardhmen. Ndërkohë që qeveria vjedh miliona nga inceneratore inekzistent, spitalet tona nuk kanë ilaçe, onkologjiku pret mrekullinë dhe jo mbështetjen e shtetit.

Sa familjare humben te dashurit e tyre nga këta hajdut qe nuk u ngopen kurrë.
Dhe ndërkohë që Bela me shoke kërcenin nëpër famën e tallavasë së korrupsionit, të rinjtë tanë më të talentuar u detyruan të largoheshin, sepse ëndrrat e tyre ja u vodhën këta. Ne jemi sot këtu për bashkëmoshatarët tanë që rrezikuan jetën me gomone, që u nisën në errësirë me shpresë dhe shumë prej tyre nuk u kthyen më.

Jemi këtu për ata qe u futen ne burg për një gardh pa leje, për ata qe u futen ne burg për dy tre fatura dritash pa paguar, jemi këtu për ata qe u premtuan falje ne 2013 por nuk zgjati shume e kthyen Shqipërinë ne ferr. Jemi këtu për gjyshërit tanë, brezin që ndërtoi këtë vend me mund, me djersë dhe sakrificë, por sot trajtohet me pensione qesharake, sikur kontributi i tyre të mos kishte vlerë.

Jemi këtu për prindërit tanë që lanë shtëpinë me dhimbje, me kokën kthyer pas dhe me zemrën e thyer, duke u larguar vetëm e vetëm që ne të mos na mungoj asgjë. Jemi këtu për sistemin arsimor te dështuar ku radhitemi te fundit ne rajon, me 60% te rinis analfabet. Tregon qarte dhe ne radhët e partisë Socialiste ky sondazh.

Jemi këtu dhe për Martinin e sa te tjerë si ai, qe nuk i mbrojti askush e fajtor janë ky sistem hajdutesh. Jemi këtu për familjen qe e kemi te shenjt e duan te na e prekin me ligje qe dalin kundër traditave tona. Tani ose çohemi, ose humbasim gjithçka. Ky pushtet është në cep të greminës, dhe sot është momenti t’i japim shtytjen e fundit.

Për një vend ku nuk duhet të ikësh sa me shpejt te jete e mundur. Për një Shqipëri me mundësi e te ardhme te sigurt. Sot jemi këtu sepse Shqipëria nuk është e vjedhësve, e te paprekshmëve, e atyre që e shohin Shqipërinë si pronë personale.

Ky vend është i yni. Dhe vetëm ne te bashkuar mund ta ndryshojmë rrjedhën e historisë. Sot flasim, sot ngrihemi dhe sot tregojmë se Shqipëria ka ende zemër, dhe gjak shqiptar që nuk pranon të nëpërkëmbet nga këta qe ditët i kanë të numëruara”, deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb