Ka rinisur seanca plenare pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të tensioneve.
Berisha: Çdo minutë që kalon është poshtërim dhe shpërfillje për quytetarët. Kuvendi bën parzmoren e atyre që ju kanë vjedhur deri në palcë, pazmoren e Ramës dhe Lubi Ballukut që depozituan miliardë ndërsa qytetarët ndërrojnë jetë në spitale pa ilaçe. Vetëm nga Covidi për shkak të vjedhës së Ramës dhe Lubisë tjetër të mbi 500 mln euro në tendera, vdiqën në Shqipëri 18 mijë qytetarë nga 27800 që fshihte Edi Rama.
Spitalet me sëmundje më të rënda janë pa ilaçe, që përbën krime kundër njerëzimit.
Ju që u tërbuat për një fjalë që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe. Por sikur të thoja dollapë? Mos u bëni histerikë!
