Artan Fuga në një lidhje live në News24 ka thënë se nuk është dakort me thirrjen e Ramës që biznesmenët e mëdhenj të shesin jahte dhe vila për të paguar dritat apo punonjësit.

Fuga shprehet se jahtet, vilat apo hotelet janë para të njohura nga shteti dhe kjo do të shkatërronte pronën pasi do na rikthente në një revolucion proletar. Po ashtu ai thotë  se duhen mbështetur sektorët e ekonomisë që duhen mbështetur janë ata që janë  goditur vërtet nga kriza dhe jo ata që edhe para krizës ishin prag falimenti, apo me kredi të këqija etj.

Ai duke kujtuar edhe paketën e BE thotë  se duhet të mbështeten punonjësit me paga lufte, konsumatorët dhe më pas pjesa tjetër për sipërmarrjet.

”Sa i përket një platforme apo plan masash akoma nuk kam parë dhe nuk është shpalosur. Komenti që do të bëj është ky. Ministriat e Financave të BE aprovuan që menjëherë të çlirojnë fondin pre 500 miliardë eurosh që do shkojnë për sistemin shëndetësor dhe luftën ndaj COVID-19.
E dyta për mbështetjen e papunësisë së përkohshme, pra do ndihmojnë kosnumatorin dhe punonjësin. Pjesa tjetër për sipërmarrjet.

Ka pasur një debat mes ministrit të Financave të Holandës që kërkon që sipërmarrjet të kreditohen, qoftë me një koronabond që do jetë një përpjekje e përbashkët me kushte të përcaktuara. Këto nuk janë diskutuar akoma por ajo që thuhet që këto kredi nuk do shkojnë për të mbuluar borxhet e të kaluarës. Meraku i parë është që tani duhet shtuar borxhi i jashtëm për bizneset që tani mbahen me kredi të këqija, të kaluara dhe falimenti.

është koha për të bërë, të përballojmë pagën e luftës për të mbajtur popullsinë që të mbajë jetën. Më pas të ketë mundësi që çdo lloj oferte që vjen nga sipërmarrjet nuk realizohen në treg. Ato bizneset që nuk i kanë qëndruar kësaj krize jo vetëm prej krizës por sepse gjendja e tyre mbahen në paterica që mbahen në kurriz të buxhetit apo taksapaguesve, apo bizneset që nuk kanë konkurrueshmëri apo dobishmëri. Duhet një analizë si europianët, e diferencuar. Duhet bërë një analiza për të gjitha fushat.
Ka ardhur koha që shumë PPP nga qeveria që unë jam kundër që në fakt shkatërron ekonominë, marrëdhëniet konsumator- sipërmarrje, ato duhet menjëherë të riorientohen.

Ato PPP-të që janë ëvruar ato nuk kanë likuiditete por janë materializuar në infrastruktura dhe shërbime që mund t’i bësh fleksibël me shumë vështirësi. është koha për t’i riparë. Jam kundër si mekanziëm ekonomik- politik që nga ekonomi tregu e kthen të komanduar nga politika.

Kur ekonomia është e rrëzuar shteti nuk mund të derdhë para lumë. Një valë tjetër mund të na shtyjë 2-3 muaj më shumë. Por nuk jam dakort që të shiten jahtet dhe vilat dhe të paguhen punonjësit pasi ato janë me para legale të njohura nga shteti sepse do të hyhet në prona të tjera dhe do të shkatërrohet. Nuk jam dakort që hotele dhe jahte të çohen në paga për punonjësit.”- tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb