Gazetari i News24 Osman Stafa ka deklaruar se qytetarët po dalin prej 20 ditësh për shëndetësinë, për çmimet e larta dhe shumë pakënaqësi të tjera. Ai u shpreh se qytetarët kanë dalë në shesh kundër frikës, ndërsa ka shtuar se pjesëmarrja është po aq masive edhe pse po mbushen tre javë që sheshi para Kryeministrisë mbushet plot.
“Kemi 20 ditë protestë për shëndetësinë, për arsimin, për pensionet, për rrogat e ulëta. Ata ende thonë se kjo protestë nuk ka ide sepse janë mësuar që në 36 vite protestat të thirren nga partitë jo nga qytetarët.
Ata të shiturit thonë ka mbaruar protesta por shiheni sot. Është protesta e rinisë që bëhet kundër frikës. Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën, nuk do të largohet na Shqipëria.
Sot që flasim nuk ka ilaçe në Onkologjik.
Në këtë shesh mos ejani për askënd tjetër veç vetes suaj, kjo është mundësia jonë e fundit të jetojmë në Shqipëri e të mos largohemi sepse nuk ka vende pune dhe ja japin mundësinë të jemi pa punë ose të jemi patronazhistë”, tha ai.
