Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj këtë të diel u trajtua jeta dhe vepra artistike e kompozitorit të famshëm Tasim Hoshafi…

Krijimtaria e tij artistike muzikore, filloi në janar të vitit 1951 kur ai punonte si këngëtar në Asamblin Artistik të Ushtrisë, duke vazhduar më vonë edhe në Filarmoninë e Shtetit, e cila u shndërrua në institucionin pasardhës.

“Teatri i Operas dhe Baletit”, deri në vitin 1962.

Gjatë këtij 12 vjeçari pune artistike të dyfishtë, si artist interpretues i skenës koncertale dhe operistike, por edhe si kompozitor amator, duke kompozuar mbi 200 këngë, për kor, e komplekse vokale po ashtu edhe për soliste: si Romanca vokale e instrumentale për Asamblin e Ushtrisë, Filarmonisë dhe të Operas e shumë të tjerë.,. Por njëkohësisht edhe këngë të muzikës së lehtë ritmike që zhvillohej për herë të parë në vendin tonë, asaj kohe, fillimisht nga një grup i vogël kompozitorësh, të cilët prireshin edhe nga kjo gjini, ndër të cilët ishte i pari i këtij grupi që, e filloi këtë muzikë .
Krjimtari kjo që u përhap me shpejtësi si në vendin tonë, nga emisionet e Radio Tiranës, po ashtu edhe jashtë shtetit nëpërmjet, disqeve të gramafonit sidomos në diasporën shqiptare…

Kompozitori i madh Tasim Oshafi…

Në vitin 1962, me hapjen e konservatorit të muzikës, Tasimi ishte nga të parët, kandidatë që fitoi konkursin, për të filluar studimet e larta në këtë institucion të parin në Shqipëri, në degën e kompozicionit.
Gjatë 5 viteve të konservatorit, zhvilloi një krijimtari të gjerë, si me pjesë vokale
e instrumentale, romanca, përpunime të këngëve popullore e folklorike, pjesë për pjano, violinë, violinçel dhe vepra orkestrale sinfonike, si: suita orkestrale, rapsodi, vals sinfonik, vairacione për pjano, të cilat jo vetëm plotësonin detyrat shkollore dhe ekzekutoheshin nga studentë të konservatorit, vlerësoheshin me nota maksimale, por edhe inçizoheshin edhe në sektorin e muzikës të radios, si nga studentët këngëtar, ashtu edhe nga orkestra sinfonike e Radios me dirigjentë apo kolegë të shkollës.
Në gusht të vitit 1966, Tasimi mbrojti Diplomën me veprën vokale madhore, koncertale operistike “Ortorin në 6 kohë” “Partizani”mbi poemën e shkrimtarit F. Gjata, vepër kjo që u vlerësua me notën maksimale, si nga pedagogu i tij ashtu edhe nga Komisioni i Konservatorit, e cila u ekzekutua nga kori, orkestra dhe solistét, të Teatrit te Operas dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, në vitin 1967 në shfaqjen e natës së parë të koncerteve të Majit. Kështu ne mund të themi se Tasimi edhe kompozitori i pare i shkolles Muzikore Kombëtare Shqipëtare..

Pikërisht këtu nis edhe krijimtaria e tij profesionale, e cila vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij krijuese mbi 50 vjeçare..

Tasimi tre vitet e para të konservatorit i ndoqi me bursë të shtetit, kurse dy vitet e fundit të vitit (1964-1966) duke qënë edhe kontribues si kompozitor ashtu si edhe bashkëpunëtor i jashtëm i radio Tiranës, gjatë viteve 50, u punësua në radio Tirana, pa u shkëputur nga studimet e konservatorit, në sektorin e Muzikës, si redaktor i inçizimeve muzikore. duke incizuar si veprat e para sinfonike të kompozitorëve tanë të vjetër e të rinj, ashtu edhe mjaft këngë të reja si ato të festivaleve të Radios që filluan për herë të parë ne dhjetor të vitit 1962, ashtu edhe të aktiviteteve të tjera si” Anketa Muzikore e Radios” etj, Po ashtu duke shkuar edhe në disa rrethe të vendit, si Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Peshkopi, duke inicizuar si grupin vokal të këngëve patriotike korçare, si edhe mjaft këngë popullore e folkorike, me të cilat dha kontributin e tij edhe në pasurimin e fonotekes te ketij institucioni.

Ne gusht të vitit 1966 Tasimi emerohet nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës si metodist, dhe më vonë, përgjegjës i Sektorit të botimeve muzikore, e koreografike në “Shtëpinë Qendrore të krijimarisë Popullore”.

Gjatë 8 viteve te nje pune intensive ai kontribuoi si në shtimin e botimeve mujore apo vjetore muzikore, nga 2 që gjeti në dhjetra broshura si ne volum. ashtu edhe në cilësinë e tyre, duke i bërë ato baza të vlerave më të mira si të krijimtarise muzikore e koreografike profesioniste e amatore, si edhe ato popullore dhe folklorike, po ashtu edhe për aktivitetet artistike koncertale te institucioneve artistike profesionale si dhe ato të shtepive të kulturës në mbare vendin. Me këto botime të ketij institucioni u plotesuan edhe nevojat arsimore, si të shkollave artistike 8-vjeçare dhe të mesme, po ashtu edhe te institucioneve të larta të shtetit. Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë Popullore si institucion që varej direkt nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, që zbatonte në praktikë planet e aktiviteteve kombëtare. Tasimi kontribuoi edhe si specialist profesionist shtetëror, po ashtu edhe si kompozitor, si duke drejtuar këto aktivitete duke qene shpeshherë, jo vetem si antar por edhe si kryetar i komisioneve drejtuese ose edhe te jurive në festivalet e këngëve si ato në RT dhe ato të rretheve të këngëve per femijet. përfshi këtu edhe ato kombëtare të asambleve amatore te shtëpive të Kulturës, në Shkoder, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan e shumë të tjera, ashtu edhe ato të estradave përfshi këtu edhe Festilavet e Kenges Popullore e folklorike e gjer tek ai kryesor Festivali Kombëtar i Gjirokastrës, po ashtu edhe ato te orkestrave frymore.

Në gjithë këto aktivitete përveç punës organizative, kontribuoi shpesh me krijimtarine e tij në aktivitetet kryesore të kryeqytetit, si ne Festivalin Kombëtar të Radiotelevizionit, Koncertet e Majit, Festivalet e Ansamblit të Ushtrise, të Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke kompozuar qindra këngë e valle si edhe përpunime nga krijimtaria popullore, pjesë e vepra instrumentale, vepra vokale e koreografike si edhe vepra orkestrale sinfonike përfshi këtu edhe orkestrat frymore te qendres apo atyre te rretheve për të cilat ka kompozuar më shumë edhe
se kompozitorët e vjetër, po ashtu edhe më shumë se kompozitorët e rinj. Kalimi i tij në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, në shtator të vitit 1974. si Inspektor (specialist) në sektorin e muzikës pranë komitetit të kulturës dhe arteve nuk ishte i rastit sepse ai bente pjese edhe si anëtar i komisionit të këtij digasteri për problemet në fushën e artit.

Tasimi ketu dha kontribut jo vetëm në aktivitetet kulturore e artistike mbarëkombetare por edhe në detyrat e tjera me shumë përgjegjësi për mbarëvajtje si ato te Institucioneve Kulturore dhe Artistike profesioniste por edhe në ato Arsimore e Kulturore.

Por kétu puna e tij nuk zgjati më shumë se 4 vjet, sepse mendimet e tij per çuarjen perpara të aktiviteteve artistike, te cilat mirëpriteshin si nga Zv/ministri dhe Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, i cili ishte edhe shkaktar i tërheqjes time në Ministri, edhe nga Ministri Thoma Deliana, te cilet u larguan nga digasteri ne vitin 1973. Keshtu që me mbledhjen e drejtuesve te rinj si shkrimtari Anastas Kondo, zv/minister dhe Tefta Cami, ministre, ku mendimet e Tasimit binin ndesh me format burokratike e konservatore te tyre, të cilët nuk pranonin asnjë mendim të ri dhe as kritikat e tij në mbrojtje te koncepteve dhe shijeve të reja kombëtare, e larguan nga ministria, Por nuk ishte vetem kjo! Arsyeja tjeter ishte edhe hakmarrja per kritikën qe u drejtoi në nje mbledhje të rëndësishme që u bë në Ministri. Prandaj në karakteristikën që u bë për largimin e tij nga ministria, pa ua bërë të njohur edhe punonjesve të tjerë të komitetit te Kulturës dhe Arteve, siç ishte udhezimi edhe nga lart, jo vetëm që hodhen baltë mbi punen e tij, por vendimi i marrë prej tyre, mbështetej gjoja edhe në karakteristiken e tij nga Shtëpia Qendrore e Krijimtarise Popullore, sepse ishte edhe përgjegjës, për botimin e gabuar të këngëve të Festivalit të 11-të të Këngës në Radiotelevizion, në formën e fletushkave, me tekstet dhe notat muzikore të shpërndara në salle gjatë shfaqejeve të tre neteve të festivalit, duke e quajtur edhe këtë veprim të tij “te gabuar” gje kjo qe nuk ishte e vërtetë. Po ashtu edhe “shprehje të gabuara” që kishte bere gjate diskutimit në mbledhjen e organizuar nga lart, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve për dënimin e Festivalit te 11-te, “ku fajin nuk e kishin krijuesit” por orientimet që u dhanë nga lart. Prandaj “si i tillë ai gjoja kishte nevojë për riedukim duke punuar në bazë”.

Ne gusht të vitit 1978, i transferuar nga ministria, filloi puně ně Shtëpinë e Kulturës të Kombinatit të Tekstileve, Tiranë, ku edhe ketu punoi me përkushtim që të jepte kontributin e tij edhe si krijues edhe si drejtues artistik i ketij institucioni por edhe si udhëheqës artistik i Asamblit të ketij kombinati, kryesisht për detyrat e tij si në drejtim të sigurimit të repertorit po ashtu edhe të përgatitjes së tij në aktivitetin kryesor në koncertet e Majit, për 10 vjet rresht, duke e rritur vazhdimisht nivelin artistik të këtij Asambli (megjithë vështirësitë e panumërta që krijoheshin nga Drejtoria e Kombinatit nëpërmjet një krijimtarie të zgjedhur e me nivel sa më të lartë duke ju përshtatur edhe artistëve amatorë të këtij kombinati, i cili gjatë 10 vjetëve të punës së tij si drejtues po edhe si krijues duke shkruar për ta nga kënga korale dhe komplekseve vokale deri tek kantatat dhe poemat, këngët për solistët, të cilët u bënë shumë të njohur dhe të mirëpritur si: Adriana Ceka, Nazmie Kasmi. Muharrem Herri etj. Po ashtu edhe krijimtaria e tij për trupën e baletit, e cila edhe kjo arriti kulmet ekzekutive si me valle të thjeshta po ashtu edhe veprat koreografike, si me vallet tematike, suitat dhe tablote koreografike. të cilat vlerësoheshin si nga publiku por edhe nga jurité, me çmime të larta. Kori i këtij kombinati me repertorin e tij shumë profesional si me kenget, dhe veprat nga kantar deri tek poema vokale siç ishte ajo me poezinë e poetit Dritëro Agolli “Komunistët” (të cilës Tasimi ja ndërroi titullin duke e quajtur “Shqiptarët”

Për këtë Asambel Tasimi kompozoi edhe një operetë me titull: “Tekstilitet”.

Vlen te përmend edhe krijuesit profesionist
që kontribuonin vazhdimisht si kompozitorët: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, po ashtu edhe dirigjenti i mirënjohur i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Xhemal Laçi, po ashtu edhe koreografet e Teatrit te Operas dhe Baletit .
Gjate ketij dhjetëvjeçari, krijimtaria e tij jo vetëm për këtë asambel, e cila vleresohej vazhdimisht me çmime nga me të lartat. por edhe trupa e këtij asambli si kori, solistet dhe baleti, vleresohej me çmime të larta e të vazhdueshme.

Për këto suksese shkruanin asaj kohe edhe shtypi kryesor i kryeqytetit, jo vetëm nga kritikët e artit por edhe mjaft gazetarë, të cilët nxirrnin në pah meritat e tyre. Vlerësime të larta kane bere edhe disa gazetarë te huaj qe kanë ndjekur koncertet e ketij asambli në “Koncertet e Majit, një grup gazetarësh gjermanë, ashtu edhe shpesh nga diaspora shqiptare.

Këtu u zgjerua edhe krijimtaria e tij për të gjitha institucionet profesioniste si ato te Radiotelevizionit, TOB, duke fituar mjaft çmime.
Po keshtu gjatë këtij 10 vjeçari të punës Tasimi ne kete institucion u vlerësua shume nga drejtuesit e kombinatit, të cilët u kërkuan edhe autoriteteve të larta shtetërore, që te vlerësohej edhe me një titull, por për çudinë edhe të atyre kjo e drejtë nuk ju dha.
Por kjo e drejtë u dha gjithmon si nga çmimet e fituara vazhdimisht nga aktivitetet artistike, që numërohen me dhjetra, si dhe nga shume këngëtarë si amatorë ashtu edhe profesionistë, si edhe opinioni publik. Mjafton të kujtojmë se për dekada, në skenat kryesore të artit kombëtar si edhe në sheshet e paradave festive, kanë shuar vazhdimisht 2 kenget “Marsho klase punetore”, dhe “Revolucioni marshon” në funksion të një Hymni Kombëtar

Këtu aktiviteti Tasimit si punonjës u mbyll duke dale në pension te plote 60 vje) me 20 shkurt të viti 1988, por ama jo si krijues… Ai vazhdoi të marrë pjesë edhe në aktivitetet e reja si më festivalin e “Romances Shqiptare për 6 vjet me radhë në vitet 90, edhe addresses me poemen sinfonike për orkestrën e Radiotelevizionit me titull “Shqiperia-Atdheu i të gjithë shqiptarëve”
Por, e gjithe kjo punë mbi 50 vjeçare, si kompozitor edhe si specialist i muzikës Tasimit i është shpërblyer me vlera materiale shume te varfëra, kurse në ato morale, me çmime te shumta pa shpërblime financiare, dhe vetëm me nje Urdhër “Naim Frasheri”, të klasit të tretë, por me asnjë Titull

Veprat e Tasim Hoshafit janë të pafundme, ai ka mbi 100 vepra vokale:

 

“Suite me këngë partizane”, 2 Kantatat: “Ushtrise” dhe “Selam Musait” 2
poemat: “Vojo Kushit” dhe “Shqiptaret” (Komunistët. poezi Dritero.Agolli), kantata “Helmesit” , “Oratori partizani” në 6 kohë 2 tablloté muzikore: “Ne brigjet e Jonit” dhe “tekstilister”
2 tabllotë koreografike “Para burgut” (Demostrata e grave të Tiranës për heroinen Emine Peza). dhe “Festë në kombinat” “Suite Vallesh” në 3 kohë dhe tablloja koreografike “Femijet tone” (per Pallatin e Pionierëve,”Vals

Sinfonik”, et
Këto vepra të ekzekutuara në Koncertet e Majit, nga TOB,
Nga mbi 50 vepra orkestrale sinfonike: “Suite orkestrale nr.1”
në 4 kohe dhe “Suite nr.6” ne 4 kohë, “Rapsodi me motive dibrane” dhe “Rapsodi me tema partizane”, “Fantazi me tema të jugut”, “Fantazi me tena të Shqipërisë se Mesme”, “Uverture nr. 1” dhe “Uvertura e Brigadës së parë Sulmuese”, “Koncert per klarinete dhe orkester”, “Koncert për trombe dhe orkester”. “Koncert per pjano dhe orkester”, “Valle sinfonike me tema të Veriut. “Poema sinfonike “Zgjimi i popullit tim”. kushtuar ngjarjeve të viteve 90″,

Vepra këto të ekzekutuara nga orkestrat sinfonike te Radio Televizionit. Akademisë së Arteve dhe ajo e Shkolles “Kongresi i Përmetit
Nga 12 pjesë dhe vepra instrumentale: “Prelud” dhe “Vals per piano”, “Nokturn” për violinçel e piano”, “Valle per violinë e pjano”, “Fantazi për flaut e piano”, “Valle për klarinetë e pjano, si edhe “Variacion në 7 kohë për pjano”

Muzikë për 3 filma dokumentarë, si dhe muzikën e 8 filmave artistike te vellait të tij regjisorit Fehmi Hoshafi, te filluar qe ne vitin 1970 me filmin “Kapedani”, “Dëshmorët e monumenteve”, “Enderr për një karrike”, “Shoku ynë Till” (Fitues i çmimit të parë special në festivalin e filmave për fëmijë, në Salerno te Napolit (Festival Botëror), si edhe ato të viteve ’80: “Thirrja”, “Dritat e qytezës”. Melodi e pandërprerë” dhe “Takimi i fundit”.

Nga mbi 800 këngë të krijimtarisë të filluar që nga viti 1951 në Ansamblin e Ushtrisë, Filarmonisë së Shtetit, Teatrit të Operas dhe Baletit, po përmend disa nga ato më të përhapurat të muzikës së lehtë ritmike për Radio Tiranën si: “Eja Vashe”, “Të dua”, “Dashuria e pare”, “Shoferit të dalluar”, “Vashës sime”. “Malli i dashurise”. “Fshatit tonë të ri”, “Vals i Tiranës” etj.

Si edhe ato të viteve 60, 70, 80 e 90, të cilat janë shpërblyer edhe me çmime si “Eja moj të lidhim besën”, “Këngët tona partizane”, “Vala e Drinit”, “Shkruaj ushtarit”. “Dasëm në ditët e lirisë”, “Shtatori i pare”, “Stacionit më të ri”, “As ma jep Minush gjerdanin”, “Babain tënd e kisha shok”. “Dritat e jetës”, “Solidariteti ynë revolucionar”, “Edhe ne punojme”, e shumë e shumë të tjera….

Tasim Hoshafi do te mbetet vepra më e bukur dhe me vlerë e të gjitha kohërave….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb