Kreu i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar Ramën si kryebanda dhe familjen e tij si familja më mafioze në Ballkan pasi është e lidhur me të gjithë skandalin e AKSHI-t e, që lidhet me vjedhje të fondeve publike, abuzime me tenderat deri dhe rrëmbime e kërcënime të kundërshtarëve të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën.
Berisha iu referua Daniel Shimës dhe fatit të tij që ai tha se u rrëmbye dhe u dhunua për vdekje një javë pas biznesmenit Gerond Meçe.
Sali Berisha: Sot e tutje Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën dhe zhargonin e kordinatorit të tij Gys Agasi. Edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën thonte se e bëj me urdhër të kapos. Këto janë një bandë që se ka parë ndonjëherë kjo tokë
Duke ardhur këtu tek ju, po lexoja fatin e pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe baxhaakut të tij, Daniel Shimes. E rrëmbyen pas një jave të Gerond Meces. Kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Celës, I thyen kockat dhe e sollën të vdekur në shtëpi.
Asnjë fjali nuk dilte, ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pat mencurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane të cilat bënë atë që u takonte. A e dini ju cka ndodh. Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, packa se ishte akt makabër, rrëmbim nga 4 persona, e ndjekur trajektorja deri tek tuneli i Qafë Krrabës. Prokuroria e Tiranës bëri atë qëo thanë firmosi mos hapjen e hetimeve për personon. Shikoni ku jetojmë. Dhe ai nuk figuron në dosje fare, pasi ai dinte cdo gjë, më shumë se Gerondi, ai ishte zv.drejtor i AKSHI-it dhe kishte memorizuar vjedhjen nga familja më mafioze e Ballkanit, familja Rama.
