Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë të mesme në jug të Filipineve.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga, në provincën Cotabato Jugor. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori rajonal Reinaldo Tamayo, i cili bëri të ditur se incidenti ka shkaktuar gjithsej pesë viktima, një prej të cilave ka ndërruar jetë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit përgjegjës për të shtënat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: