Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.

Burime paraprake bëjnë me dije se ka një person të plagosur, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb