Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune.

Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur përkatësisht shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal.

Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb