Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë në këtë mesditë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se është qëlluar në drejtim të një automjeti të raportuar.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia në njoftim zyrtar bën me dije se po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: