Policia e Tiranës  tha se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftim:

-Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb