KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti.

Si pasojë e të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur. Zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb