Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e Laprakës.

Sipas burimeve dy persona kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi raportohet gazetarja Xhensila Kodra.

Njëri nga të lënduarit ka marrë plagë në këmbë.

Policia ka gjetur mjetin e autorëve të dyshuar të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.Pritet të merren në pyetje në lidhje me zbardhjen e dinamikës, motivit të ngjarjes.  Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.

Konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit, por dëshmia e dy të plagosurve do hedhë më shumë dritë mbi motivet.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb