Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Finlandë, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një 12-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Autori, i cili është gjithashtu 12-vjeç, është arrestuar.

Mësohet se shkolla ka të regjistruar gjithsej 800 nxënës dhe 90 persona pjesë e stafit.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme.

Nxënësit sapo ishin kthyer në shkollë pas pushimeve për Pashkët katolike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: