Autoritetet në Maryland,  SHBA, njoftuan të hënën pasdite se një incident me armë zjarri ndodhi brenda një kompleksi shkollor, ku një person u konfirmua të ishte plagosur, ndërsa Policia Shtetërore e Montgomery-t arrestoi një të dyshuar.

Konkretisht, Departamenti i Policisë së Qarkut Montgomery tha se Shkolla e Mesme Thomas S. Wootton mbetet e bllokuar ndërsa shumë zyrtarë u mblodhën në vendngjarje.

Rrugët që të çojnë në shkollë janë të mbyllura për momentin.

Në fakt, megjithëse autoritetet kishin rekomanduar që prindërit të mblidheshin në një kampus universitar aty pranë, i cili është caktuar si vendi i takimit, atyre në fund iu dha urdhër të mos mblidheshin pasi incidenti konsiderohet i përfunduar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb