Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Prishtinë. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”.

Autorë të plagosjes dyshohet se janë dy vëllezër. I plagosuri ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: