Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Tiranë. Policia njofton se ka mbetur i plagosur në këmbë 34-vjeçari E. Gj., ndërsa është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes, 33-vjeçari K. Sh.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim vëllai i autorit, 25-vjeçari R. Sh., pasi dyshohet si bashkëautor i ngjarjes, si dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” emrat e autorëve dhe të plagosurit. Kështu, i plagosur ka mbetur shtetasi Ergin Gjoni, ndërsa autorë janë vëllezërit Klajdi dhe Ramadan Shanaj. Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi është shpallur edhe Valter Pershpalaj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb