FRANCE- Pesë persona janë plagosur në qytetin francez Valencë një ditë më parë, pasi një patrullë ushtarake ka hapur zjarr drejt një veture para një xhamie të cilën e ruan.

Siç shkruajnë mediat lokale, drejtuesi i veturës nuk ka pranuar që të ndalojë kur i është thënë dhe ka lëvizur drejt ushtarëve të cilët e kanë gjuajtur.

Në këtë incident janë lënduar drejtuesi i veturës dhe një person që gjendjet me të, si dhe tre ushtarë.

Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.

Një ushtar e ka goditur vetura, ndërsa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti “Dofine Libere”.

Sipas mediave, shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është dërguar në stacionin e Policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: