Të shtunën do të mbahet mbledhja  e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS. Gazetari Ergys Gjençaj tha për News24 se prioritet në këtë mbledhje pritet të jenë sfidat parlamentare.

“Nesër paradite mblidhet grupi parlamentar i PS, një mbledhje e zgjeruar ku do të marrin pjesë ministrat e kabinetit qeveritar dhe disa drejtues të institucioneve. Prioritet pritet të jetë sfidat parlamentare dhe sipas agjendës fjalën hapesë do e ketë kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Për të vijuar më pas me adresimin që kryeministri Edi Rama do t’i bëjë Grupit Parlamentar. Raportim do të ketë edhe nga drejtuesja e Kadastrës”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se do të ketë raportime edhe nga bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku.

Mbledhja pritet të mbyllet me konkluzionet, ndërsa janë edhe disa nisma ligjore që së shpejti pritet të diskutohen në Parlament.

“Grupi ka disa sfida pasi janë disa nisma që pritet të diskutohen siç është Kodi i ri penal, apo edhe momenti kur do depozitohet edhe ligji për Referendumit. Po ashtu janë edhe dy Reforma të rëndësishme jo Zgjedhore te ajo Territoriale”, tha gazetari Gjençaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb