TIRANE – Partia Socialiste mbledh më 23 prill Asamblenë e re, që u zgjodh para pak ditësh nga Kongresi i partisë.

Mësohet se në mbledhjen e së shtunës, Asambleja e re e Partisë Socialiste do të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të PS-së.
DISA NGA NDRYSHIMET NË STATUTIN E PS
Asambleja e PS
(Ishte)
Neni 27
3. Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në 3 muaj. Mbledhja e AK thirret me kërkesë të Kryesisë, të Kryetarit të PS, ose të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të saj.
(Bëhet)
Neni 41
Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në katër muaj. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare thirret nga Sekretari i Përgjithshëm, sipas axhendës vjetore politike të miratuar nga Asambleja Kombëtare ose edhe me kërkesë të kryesisë, kryetarit të partisë, ose të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të saj. Nëse nuk mblidhet të paktën dy herë rresht në afatin e mësipërm, Asambleja Kombëtare shpërndahet automatikisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb