Të shtunën pritet që të mbahet protestë e madhe, me pjesëmarrjen edhe të diasporës.

Një nga aktivistë, Edison Lika, deklaroi se diaspora pritet krahëhapur. Protestuesi nënvizoi se diaspora dhe shqiptarët e Shqipërisë do e rrëzojnë këtë regjim kriminal.

Lika: Të ikë kryeministri dhe gjithë qeveria. Ne e kemi ndarë mendjen ose ne në Shqipëri ose Edi Rama në Kryeministri, të dyja nuk shkojnë bashkë. Ne jemi këtu sepse e kemi vendosur se nuk shitet Shqipëria. Presim diasporën krahëhapur dhe do rrëzojmë këtë regjim kriminal.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në diasporë, i bëjmë thirrje që të bashkohen me këtë autokolonë, që të shpëtojmë të gjithë bashkë Shqipërinë. 103 ditë rezistencë do të bëhemi akoma më shumë. Ne nuk do largohemi derisa ta rrëzojmë Ramën dhe regjimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: