ELBASAN

Këtë fundjavë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD në Elbasan. Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit, ish-deputeti Aurel Bylykbashi në një konferencë për media tha se në garë do të jenë 4 kandidatë si askund tjetër që mbajnë titullin akademikë, doktor shkencash.

Ndër të tjera ai tha se pjesëmarrja e lartë në këto zgjedhje është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më të fortë.

“Zgjedhjet do të zhvillohen në selinë e PD Elbasan, kandidaturat janë 4 doktor shkencash, ftoj çdo anëtar të PD t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës. Pjesëmarrja e lartë është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më të forte.
Ditën e shtunë mbyllin një fazë të rëndësishme te ristrukturimit të PD Elbasan duke vazhduar me zgjedhjet e kryesisë. Siç jeni në dije zgjedhjet e fundit në PD janë bërë në 2018 dhe sipas statutit deri në vitin 2022 dhe mandati 4-vjeçar i këtyre strukturave ka përfunduar. Prandaj PD është në proces zgjedhjesh për një mandat të ri të drejtuesit të degës sipas udhëzimeve të Komisionit të Rithemelimit. Zgjedhjet kanë rëndësi se do të jetë fillimi i ringritjes së madhe të PD dhe opozitës në Shqipëri”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërkohë që Eugen Isaj, kreu i degës së PD një ditë më parë e cilësoi këtë proces të turpshëm dhe të manipuluar në mënyrën më të turpshme duke e çuar PD drejt shkatërrimit dhe jo drejt bashkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb