Studimet e larta me kalimin e viteve nuk jane më thjesht një diplomë apo një profesion. Tashmë gjithçka duket se është kthyer në një filozofi më vete në planifikimin e së ardhmes.
Në “Universitetin Luarasi” kjo filozofi praktikohet prej shumë vitesh duke përkahur e motivuar çdo të ri në rrugëtimin e formimit të tij.
Në një bisedë miqësore në Vila24 dy pedagoget e përgjegjëset e departamenteve Financë-Bankë e Administrim Biznesi rrëfyen përvojat e tyre në degët përkatëse në këtë universitet.
Zhaklina Dhamo e Florenca Gjorduni vendosën theksin në disa elementë që bëjnë diferencën në Luaras.
“Unë preferoj t’i quaj studentët koleg- pohon Dhamo. Ata shumë shpejt krijojnë baza të mira profesionale si edhe raporte miqësore me pedagogët ndaj dua ti konsideroj të tille. Universiteti Luarasi ka një eksperiencë të gjatë në të dyja degët e mësiperme por ne mundohemi ta sjellim sa më afër tregut të punës e ta bejë sa më inovative”.
Përgjegjësja e Departamentit të Administrim Biznesi na tregon se ky departament ofron disa programe të cilat në thelb fokusohen te zhvillimi i aftësive menaxheriale dhe sipërmarrëse.
Prezantimi me tregun e punës, ftesa të personaliteteve në fushën e biznesit e financës e bëjnë sërish me terheqës studimin si edhe më të prekshme dijen që marrin në auditore.
Dy pedagoget i urojnë suksese maturantëve në provimet që kanë së shpejti e natyrisht që ftojnë këdo që ka dëshirë për të parë nga afër gjithka që u fol në studion e emisionit Vila24 në News24.
(BalkanWeb)
