Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ftuar në “Kjo Javë”, se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp, ishte vulgare dhe agresive që çoi në sulm të hapur ndaj medias, gazetarëve dhe opozitës.

Balliu tha se  “gjuha vulgare”  tregoi tensionin e tij, pasi ai nuk po rrezikon vetëm pushtetin por po shkon dhe vetë drejt burgut.

Klevis Balliu: Rama ka kohë që është në tension. Çështja e Belinda Ballukut është më shumë çështja e Ramës. Gjuha e tij agresive vërteton situatën e rënduar psikologjike, pasi ai nuk po rrezikon vetëm pushtetin por po shkon dhe vetë drejt burgut ndaj mos u habisni se mund të ketë fletëthirrje dhe për Ramën, njësoj si Balluku.

Të të akuzojë Rama për pastrim parash, njësoj si të akuzojë Hitleri për racist. Njeriu që ka zhbërë euron,  ka arritur të godasë euron dhe ky vjen e flet që News24 ka probleme me tatimet, të gjithë kanë probleme, të vetmit që kanë probleme janë Xhabaftët, Troplinët, ata që nuk paguajnë. Kurse mediat sipas tij janë problematikë.

2 gjëra janë të qarta, pushteti i duhet Ramës për të qenë larg burgut. Dhe e dyta sot jemi kthyer 35 vite pas, ku vendimet e një partie prevalojnë mbi kërkesat e sistemit të drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb