Të tjera detaje janë zbuluar nga shpërthimi tragjik në spitalin e Tetovës që u mori jetën 14 qytetarëve.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” e “News 24” se moshat e  viktimave janë 35-72 vjeç ndërkohë që janë edhe 2 viktima të paidentifikuara. Sipas gazetares njëra mendohet të jetë një vajzë 29-vjeçe, familjare e një prej pacientëve.

Ndërkohë më tej ajo thotë se për kameran e “News 24” banorët janë shprehur se zjarrfikëset janë vonuar shumë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

“Sipas informacioneve viktimat janë të moshave 35-72 vjeç. Ndërkohë viktima janë edhe 2 persona të paidentifikuar që janë familjarë të pacientëve. Njëra nga viktimat mendohet të jetë një 29-vjeçare që shoqëronte edhe nënën e saj. Familjarët i konsiderojnë si shpërthim lufte teksa thonë për kamerën e “News 24” se ka patur vonesa nga zjarrfikësit”- tha gazetarja Lorena Kodra.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: